
BRAZIL- Ronaldoja i parë ishte Fenomeni. 9-shi i Brazilit. Magjik. I dyti erdhi Kristiano Ronaldoja, portugezi. CR7-a. Brand i përbotshëm dhe me gjasë do të mbesë në memorien kolektive të futbolldashësve për shumë gjatë. Të përbashkët kishin se qëndruan në majat e futbollit botëror. Tani radha është për një të tretë. Të birin e Kristianos, Ronaldo Xhuniorin (Jr).
Djali i yllit legjendar të futbollit botëror, është ftuar për herë të parë për të përfaqësuar Kombëtaren U15 të Portugalisë. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt ëndrrës së madhe për të ndjekur gjurmët e babait të tij. I treti është i vetëdijshëm në të qenit djali i një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Me këtë përzgjedhje, Portugalia i jep mundësinë një Ronaldoje të ri të fillojë rrugën drejt madhështisë.
Tifozët tashmë janë të emocionuar për të parë nëse talenti dhe pasioni do të trashëgojnë emrin e famshëm në një tjetër epokë të futbollit.
A ka lindur një tjetër legjendë? Koha do ta tregojë. Por rruga ka nisur. Mbetet për t'u parë nëse do të jetë i treti i vërteti./ZËRI