Qytetërim

Humbi penalltinë, kërcënohet me jetë gruaja e Havertz, Arsenali nis hetimet

Gjermani, humbi një penallti dhe disa raste për të shënuar, gjë që shkaktoi zemërim tek fansat.

I.F
Humbi penalltinë, kërcënohet me jetë gruaja e Havertz,
Kai dhe Sophia Havertz

LONDËR- Partnerja e sulmuesit gtë Arsenalit Kai Havertz, Sophia Havertz, denoncoi se është kërcënuar me jetë pas eleminimit të klubit të futbollit nga FA Cup. Gjermani, humbi një penallti dhe disa raste për të shënuar, gjë që shkaktoi zemërim tek fansat.

Sophia Havertz ka postuar disa mesazhe që ka marrë pasditen e së dielës, duke kërcënuar atë dhe familjen e saj.

“Shpresoj të abortosh”, “Do të shkoj në shtëpinë tënde të të vras ​​fëmijën, nuk po tallem”, ishin dy mesazhet e postuara nga bashkëshortja e futbollistit.

"Nëse dikush mendon se është në rregull t'i dërgosh këto mesazhe është diçka që më trondit. Shpresoj të keni turp nga vetja", i është përgjigjur Sophia të parës, ndërsa në të dytën: "As nuk di çfarë të them, por ju lutem tregohuni më të respektueshëm ne jemi më të mirë se kaq”.

Arsenali po heton çështjen dhe do të marrë masa kundër njerëzve që qëndrojnë pas këtyre llogarive, të cilët tashmë janë raportuar në Instagram. /ZËRI

Poll

MOS HUMB