Qytetërim

Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit: Qëndro tek ne!

Granada dhe Burgos barazuan të premte 0-0 për javën e 22-të në La Liga 2 të Spanjës.

k.m.
Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin,
Myrto Uzuni

SPANJË- Tifozët e klubit të Granadës në Spanjë janë mbledhur në mbështetje të lojtarit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Myrto Uzuni. Granada dhe Burgos barazuan të premte 0-0 për javën e 22-të në La Liga 2 të Spanjës. Përtej rezultatit, lajmin këtë javë te Granada e ka bërë Myrto Uzuni, i cili ka refuzuar që të stërvitej duke ndezur "thashethemet" se shqiptari ka pasur përplasje me drejtuesit e klubit.

Mediet bëjnë me dije se Uzuni ka një ofertë të majme nga SHBA dhe FC Austin ofron 10 milionë euro që spanjollët ta lënë të lirë. Ndaj, Uzuni ka kërkuar rritje page te Granada të paktën 1 milionë euro. Të paktën kështu raporton "AS". Në këto kushte, pas ndeshjes së fundit, dhjetra tifozë ndalën Uzunin teksa dilte nga stadiumi dhe kënduan duke i kërkuar që të mos i braktiste.

MOMENTI ME VIDEO:

 

Poll

MOS HUMB