Qytetërim

Humb derbin e Madridit dhe ndeshjen në Ligën e Kampionëve, dëmtimi lë disa javë jashtë fushe Mbappe

Për këtë lloj dëmtimi ndalesa është rreth tri javë, prandaj Mbappe pritet të jetë në gjendje të kthehet në “El Clasico” kundër Barcelonës, në fund të tetorit

Zeri
Humb derbin e Madridit dhe ndeshjen në Ligën e Kampionëve,
Kylian Mbappe

SPANJË- Reali i Madridit, duhet t’i bëjë llogaritë për ndeshjet e ardhshme pa Kylian Mbappe, i cili ka pësuar së fundi një lëndim.

Kampioni francez, tashmë forca shtytëse e “Los Blancos” në këtë muaj e gjysmë të parë të ndeshjeve zyrtare, është dëmtuar dhe nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. Por jo vetëm kaq.

Problemi që Mbappe, në fakt do ta detyrojë Ancelottin të heqë dorë nga ylli francez për disa ndeshje, përfshirë edhe ato të Champions League. Konkretisht, bëhet fjalë për një dëmtim të kofshës, të pësuar në ndeshjen e fundit të La Liga-s, të fituar ndaj Alaves.

Lëndimi i kofshës do ta detyrojë Mbappe të qëndrojë jashtë fushave për një pjesë të mirë të tetorit dhe jo vetëm javën e fundit të shtatorit. Për këtë lloj dëmtimi ndalesa është rreth tri javë, prandaj Mbappe pritet të jetë në gjendje të kthehet në “El Clasico” kundër Barcelonës, në fund të tetorit. Asgjë për të bërë, megjithatë, për ndeshjet kundër Atletico Madridit, Lille, Villarreal dhe Celta Vigo.

Para “El Clasico”, skuadra madrilene do të sfidojë Borussia Dortmundin, një ripërsëritje e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2024, e fituar nga skuadra e Ancelottit.

Mungesa e Mbappe në skuadër sigurisht që nuk do të jetë diçka e re për Carlo Ancelottin, duke pasur parasysh se si e fitoi sërish Champions League (2023-2024) me Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo protagonistë absolutë.

Do të jenë ata që do t’i udhëheqin “Los Blancos” në derbin e MAdridit dhe sfidat e ardhshme mes La Liga-s dhe Champions League. Me shumë gjasa do të kemi rikthimin e mundshëm të Bellingham si mesfushor-sulmues, pas dy brazilianëve në 4-3-1-2.

Poll

MOS HUMB