Qytetërim

HISTORIKE/ Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në "Miss Universe 2024"

Modelja 27-vjeçare Rumy Alqahtani është përzgjedhur si "më e bukura" për të përfaqësuar vendin. 

a.l
HISTORIKE/ Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë
Miss Rumy Alqahtani

ARABIA SAUDITE- Për herë të parë në histori, Arabia Saudite do të marrë pjesë në konkursin global të bukurisë Miss Universe 2024. Modelja 27-vjeçare Rumy Alqahtani është përzgjedhur si "më e bukura" për të përfaqësuar vendin. 

“Ky është një tjetër hap për Arabinë Saudite, e cila ka hequr mantelin e saj konservator nën princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rumy alqahtani | رومي القحطاني ???????? (@rumy_alqahtani)

Konkursi i bukurisë Miss Universe së bashku me konkursin Miss ëorld janë konkurset më të rëndësishme globale të bukurisë dhe të dyja mbahen çdo vit. Motoja e konkursit është që çështjet humanitare të jenë një zë që ndikon në ndryshime pozitive në botë. Rikujtojmë që vitin 1957 Gladys Zender nga Peruja u bë Miss Universe më e re në moshën 17 vjeç, një rekord që ajo e mban edhe sot.

Kujtojmë se Sheynnis Alondra Palacios Cornejo, krijoi histori duke u bërë gruaja e parë nga Nikaragua që u kurorëzua Miss Universe 2023. Ajo është një modele e njohur nikaraguane dhe fituese e konkurseve të bukurisë dhe kjo i ka treguar botës potencialin dhe zgjuarsinë e saj. Palacios filloi karrierën e saj të modelimit shumë herët dhe u kurorëzua Miss Teen Nikaragua në 2016.

Konkursi vjetor i bukurisë u zhvillua në kryeqytetin e Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda. Bukuroshet u gjykuan nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencueren e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016)./ZËRI 

Poll

MOS HUMB