
ITALI- Mediat italiane që i dedikohen "showbiz" nuk flasin gjë tjetër veçse për ndarjen e "bujshme" Chiara Ferragni dhe Fedez. Ish-çifti do t'i kalojnë pushimet e Pashkëve të ndarë. Ndërsa influencuesja është "arratisur" në Dubai, reperi Fedez ndodhet në Milano dhe po përfiton nga situata për të hequr të gjitha gjërat nga shtëpia dikur e tyre tashmë jo.
Tashmë, reperit i është dashur të vërë në dyshim gjithçka duke u zhvendosur në një apartament 400 m2 në një lagje tjetër të Milanos. Pak ditë më parë, Fedez qëndroi në një "Airbnb" me qira nga ku nuk ngurroi të "thumbonte" ish-partneren e tij.
“Do të më mungosh, veçanërisht ky llambadar disenjator që duket se përmban qime brenda. Dollap i bërë me porosi.. Tashmë më mungon”, fjalët e tij nga shtëpia në CityLife.
Më vonë, sërish me ironi, ai ka treguar një foto me dhëmbët e një personazhi monstruoz vizatimor: “Kërkoj shtratin e fëmijëve për shtëpinë e re”.



Momenti është delikat siç e kemi parë nga ditëlindjet e fëmijëve që kanë jetuar “të ndarë” (dhe me sa duket me një sherr në festën e Vittoria-s)./ZËRI