
TIRANË- Edhe pak na ndajnë nga finalja e Madhe e "Eurovision Song Contest 2024". Organizimi më i madh kushtuar muzikës do të zhvillohet në Malmo Arena në Suedi të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj.
Në listën e shteteve që do të performojnë në dy gjysmëfinalet, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të ngjitet në skenë më 9 maj.
Në të njëjtën natë do të performojnë dhe 15 shtete të tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Ky është edicioni i 68-ti i Eurovison Song Contest, pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’ vitin e kaluar./ZËRI