
TIRANË- Nuk ka qetësi në "Big Brother Vip". Edhe dita e sotme ka kaluar me debate të forta që kanë degraduar sërish në ofendime dhe fjalor aspak etik. Ndonëse janë paralajmëruar disa herë me zarf të zi dhe penalizime, situata vazhdon të jetë po e njejta. Këtë mesditë, një përplasje të fortë patën Erjola dhe Ilnisa, ku kjo e fundit i ka thënë "e përdorur" moderatores, kjo pasi shpesh i është drejtuar edhe si "ushtar" dhe aleat i Julit.
Pjesë nga debati:
Erjola: Luaj “Big Brother”, jo murlan
Ilnisa: Shko përdoru pak. Ja ku është krahu do vish të ma kapësh
Hajde ma kap krahun, të lutem se nuk dua të flas me ty. Bëj ndonjë skenë tjetër që të dalësh e nderuar para publikut. Me mua mos u merr se nuk të ecën. Zero. Unë nuk kam asnjë skenar se nuk jam shoqja jote
Erjola: Unë do dal me dinjitet, jo si ty.
Vieë this post on Instagram
Kujtojmë që Ilnisa është mes 5 banorëve të nominuar dhe mbetet për t'u parë spektaklin e së shtunës nëse do t'i shpëtojë edhe këtë herë eliminimit./ZËRI