Qytetërim

Çmenduri! Shitet gati 1 mln dollarë dërrasa që shpëtoi Rose tek "Titanic"

Blerja që kushtoi 718,750 dollarë (663,000 €) nuk ishte i vetmi objekt i filmit "Titanic" që u shit.

k.m.
Çmenduri! Shitet gati 1 mln dollarë dërrasa që
Kate Winslet

SHBA- Dera e drunjtë më e njohur në historinë e filmit është shitur për një shumë marramendëse. Heritage Auctions njoftoi copa e drurit, tek e cila qëndroi Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet është shitur për gati 1 milionë dollarë. Blerja që kushtoi 718,750 dollarë (663,000 €) nuk ishte i vetmi objekt i filmit "Titanic" që u shit.

Çmenduri! Shitet gati 1 mln dollarë dërrasa që
Momenti në film

Edhe fustani që vesh Kate Winslet në aktin e fundit të Titanikut, kur personazhi i saj Rose dhe personazhi i DiCaprios, Jack bien në ujë, u shit për 118,750 dollarë (108,000 dollarë). 

Çmenduri! Shitet gati 1 mln dollarë dërrasa që
Dera e drunjtë

Por mesa duket "fiksimi" ka qenë copa e drurit që edhe sot "çmend" rrjetin. Edhe pse filmi ka dekada që ka dalë, sërish komentohet se ajo dërrasë mund t'i mbante që të dy dhe se Jack nuk kishte pse të vdiste. Fiksimi ka shkuar aq larg, saqë janë përdorur fizikantë për të përllogaritur nëse druri me gjatësinë dhe dendësinë që kishte, mund t'i mbante të dy përsipër. Ndaj edhe ata që e studiuan si opsion, dolën në përfundimin se jo! Në derën e drurit mund të qëndronte ose Rose, ose Jack! E pikërisht ky fiksim dhe kjo stërzgjatje e një elementi të filmit, dikujt diku në botë i ka kushtuar gati 1 milionë dollarë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB