
TIRANË-Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në emisionin “Kampionët”, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë. Në lidhje me Silvinjon, Broja deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjatë kohës kur ishte i dëmtuar, kanë qenë gjithmonë në kontakt.
Broja i dha merita edhe trajnerit Reja, për të cilin deklaroi se i ka dhënë debutimin dhe e afroi në ekipin e parë të Shqipërisë. Gjithashtu ai theksoi, se Reja e ndihmonte edhe kur nuk e aktivizonte, pasi e bënte me nerva dhe donte të tregonte cilësitë.
"Si çdo lojtar u mërzita, por respektoj vendimet e trajnerit. Këtë mërzitje duhet ta përdor si benzinë për të bërë mirë. T’i tregoj trajnerit që mund të luaj edhe unë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë si ekip. Pas ndeshjes, pamë në telefon që kishim mundësi të fitonim ndeshjen. Patëm shumë raste, e mund të shënonim më shumë gola. Kroacia nuk është e lehtë, kanë prekur finale. E dinim, por rezultati 2-2 ishte i bukur ama mund të bënim më shumë për 3 pikë. Ndaj Spanjës me një barazim edhe mund të dilnim nga grupi. Nuk është se këto ndeshje na kanë shkatërruar, ne kemi patur mundësi të fitonim. Kur jam në vështiresi flas me mamin dhe babin. I kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet më të vështira dhe ato të lumtura. Kur isha i vogel kam pasur besim se do luaja në Europian. Edhe babi u mërzit që nuk luajta aq shumë”, u shpreh Broja.