Qytetërim

Hansi Flick, trajneri i ri i Barcelonës

Pas largimit të Xavit, gjermani merr drejtimin e katalanasve.

k.m.
Hansi Flick, trajneri i ri i Barcelonës
Hansi Flick

SPANJË- Skuadra e Barcelonës ka vendosur se kush do të jetë pasuesi i Xavi-t në pankinën e katalanasve. Vendimin e ka bërë me dije vetë skuadra duke publikuar një video me gjermanin Hansi Flick.

Mesa duket marrëveshja me të dyja palët është mbyllur dhe tashmë duhet që t'i jepet dora e fundit vetëm formaliteteve për të veshur gjermanin me ngjyrat e Barcelonës.

Flick, përmes një videoje drejtuar fansave thotë: Është momenti ynë, forca Barca!

Për herë të fundit Flick udhëhoqi Kombëtaren gjermane, me të cilën u largua nga Kupa e Botës të Katarit në fazën e grupeve, ndërsa u lirua nga detyra shtatorin e kaluar pas humbjes tronditëse 4-1 ndaj Japonisë, kësaj radhe në një ndeshje miqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB