
SEVILLA – Gazetat ndërkombëtare raportojnë se më datë 20 shtator, shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio është grabitur, gjatë kohës që çifti nuk gjendej në banesë. Gjatë agresionit, katër fëmijët ishin në shtëpi.
Ndërsa, në atë kohë që është zhvilluar vjedhja, po luhej ndeshja mes Sevillës dhe Lens, në kuadër të Ligës së Kampioneve, e cila doli barazim 1-1. Katër fëmijët dhe kujdestarët e tyre ishin në fermën La Alegroa, por për fat të mirë nuk janë dëmtuar.
Në kohën që ka ndodhur vjedhja, Ramos ishte në ndeshje në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhej jashtë qytetit, për arsye profesionale. Ramosit i është vjedhur banesa dhe më herët, më 2012, në kohën që luante me Real Madrid dhe kur ndodhej edhe vetë në banesë.
Ramos në atë kohë ishte në shtëpi së bashku me të vëllanë. Nga ngjarja nuk ka pasur përleshje. Hajdutët janë larguar të tmerruar, kur kanë parë se në banesë ka persona, sepse kishin planifikuar vjedhjen në kohën që nuk do kishte persona në shtëpi./Zëri.ai/