
AFRIKË E JUGUT- Zoleka Mandela, mbesa e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje e rrethuar nga miqtë dhe familja. Mandela tregoi edhe luftën e saj me depresionin dhe faktin që ajo ishte abuzuar seksualisht si fëmijë.
Përveç kësaj, ajo bëri fushatë për sigurinë rrugore pasi vajza e saj 13-vjeçare u vra në një aksident automobilistik në vitin 2010. Më vonë, ajo humbi një djalë që lindi para kohe. Por megjithatë ajo ka lënë pas katër fëmijë.
E diagnostikuar me kancer gjiri në moshën 32-vjeçare, ajo mori trajtim dhe ia doli të triumfonte, por sëmundja u kthye më vonë. Vitin e kaluar, ajo konfirmoi se kishte kancer në mëlçi dhe mushkëri, më pas u përhap në organe të tjera.
"Çfarë t'u them fëmijëve të mi? Si t'u them atyre se këtë herë mund të mos arrij ta jetoj jetën time? Si t'u them atyre se gjithçka do të jetë në rregull kur nuk është? Unë jam duke vdekur... Unë nuk dua të vdes,”- postoi ajo në Instagram në fillim të muajit të kaluar .
Mandela ishte vetëm 10 vjeç kur gjyshi i saj u lirua nga burgu në vitin 1990 pas 27 vitesh në paraburgim. Ajo e kishte njohur atë vetëm si një burrë të burgosur, kështu që kur u lirua ajo ishte e emocionuar që ai po kthehej në shtëpi. Mandela vdiq në vitin 2013 në moshën 95-vjeçare./Zëri.ai