Qytetërim

'Grusht shteti' nga Mira Murati? 8 arsyet e ndryshimeve në kompaninë OpenAI

Sam Altman është shkarkuar nga të qenit CEO në kompaninë OpenAl dhe vendin e tij përkohësisht e ka zënë shqiptarja Mira Murati, e cila dyshohet se është një nga arsyet e largimit të Altman nga posti.

k.m.
'Grusht shteti' nga Mira Murati? 8 arsyet e ndryshimeve në
Sam Altman dhe Mira Murati

SHBA- Ndryshimet në kompaninë e Inteligjencës Artificiale kanë tërhequr vëmendjen dhe teoritë se çfarë ka ndodhur brenda OpenAI janë nga më të ndryshmet. Sam Altman është shkarkuar nga të qenit CEO në kompaninë OpenAl dhe vendin e tij përkohësisht e ka zënë shqiptarja Mira Murati, e cila dyshohet se është një nga arsyet e largimit të Altman nga posti. Bordi drejtues njoftoi se shkarkimi i tij erdhi, pasi ai nuk ishte i sinqertë në komunikimet me bordin dhe kjo e pengoi të ushtrojë përgjegjësitë e tij, por si qëndron e vërteta? 

Ja 8 teoritë për ndryshimet e papritura:

1. Një prej teorive që po mbizotëron në botën e teknologjisë është fakti se Altman nuk e raportoi një marrëveshje të madhe tek bordi drejtues i kompanisë. Madje thuhet se një prej faktorëve me ndikim ishte edhe kompania Microsoft, pasi mund të kishte një marrëveshje të fshehtë mes 38-vjeçarit dhe kompanisë së Bill Gates.

2. Thuhet se mund të mos jenë pajtuar për ndonjë strategji afatgjate, sepse OpenAl e shet një produkt të shtrenjtë me çmime të volitshme dhe kjo rezulton në shuma të mëdha parash, për të cilat nuk kanë mundur të pajtohen me tashmë të shkarkuarin.

3. Ekziston mundësia që miliarderi amerikan po bënte investime personale në një mënyrë për të cilën bordi nuk ishte dakord.

4. Mund të ketë qenë edhe incident i madh sigurie apo privatësie. Kjo për faktin se mund të ketë pasur keqpërdorim të të dhënave personale, por kjo u kundërshtua nga ushtruesja e detyrës të CEO, Mira Murati.

5. Ndryshe Altman thuhet se mund të ketë bërë presion ndaj kompanisë për ndryshimin e filozofisë dhe funksionimit të Al, pasi ai kishte pasion për inteligjencën artificiale që arrin intelekt dhe shkathtësi të ngjashme me njeriun.

6. Mund të kenë pasur keqkuptime edhe për përgjegjësinë e të drejtës së autorit, pasi produkti është i ndërtuar mbi një grup të dhënash që përfshijnë vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit.

7. Grusht shtet nga Mira Murati? “Ndoshta jo, ajo duket e lezetshme. Gjithsesi shtrohet pyetja cili CTO dëshiron të jetë CEO. Mira, përgjigju email-it tim”, tha Altman.

8.A ishte çështje personale? Kur dikush dëbohet me nxitim, nuk është e pazakontë që të ketë pasur sjellje joprofesionale në vendin e punës. Kjo për faktin se Altman u akuzua edhe nga motra e tij për abuzim. Sidoqoftë e vërteta e plotë nuk dihet ende, por pas një takimi dihet se kompania është mirë dhe së shpejti do të bëhen me CEO të ri.

Murati, një anëtare kyçe e ekipit drejtues të OpenAI për pesë vitet e fundit, ka qenë e rëndësishme në evolucionin e kompanisë dhe njohjen globale. Me përvojën e saj të gjerë në qeverisjen, politikat dhe mbikëqyrjen e kërkimit, produktit dhe operacioneve të sigurisë të kompanisë, bordi e sheh atë si një përshtatje ideale për rolin e përkohshëm të CEO. Murati, me origjinë nga Vlora është krijuesja e aplikacionit më të famshëm dhe sigurisht më të diskutueshëm të AI./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB