Qytetërim

Grupi i ferrit/ Kuqezinjë janë përballur 12 herë me Italianë dhe Spanjën. Asnjë takim me Kroacinë

Nëse do ju referoheshim statistikave, Shqipëria ka zero shanse për t’u kualifikuar, megjithëse futbolli ka treguar se në fushë çdo skuadër mund të luajë shanset e veta

E.K
Grupi i ferrit/ Kuqezinjë janë përballur 12 herë me
Shqiperi Spanje

TIRANË- Shqipërinë e pret një Europian i vështirë vitin e ardhshëm në Gjermani, pasi shorti i hedhur pasditen e të shtunës në Hamburg i rezervoi një grup ferri, përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. Nëse do i referoheshim statistikave të përballjes së kuqezinjve me këto skuadra, panorama duket tejet e zymtë, megjithatë Silvinjo dhe skuadra e tij do të luajnë pa presion në këtë grup, sa kohë që 3 skuadrat e tjera etiketohen si favorite.

Me Kroacinë, edhe pse një shtet ballkanik, duket e çuditshme, por Shqipëria nuk ka luajtur kurrë më parë, ndërsa me Spanjën dhe me Italinë, peshorja anon vetëm në anën e tyre. Në 12 përballje gjithsej me dy skuadrat Shqipëria shënon vetëm humbje, dhe një golavarazh prej 38 golash të pësuar.

Përballjet me Spanjën

Sa herë që ka luajtur me Shqipërinë, Spanja nuk ka bërë compromise duke fituar 8 herë ndaj kuqezinjve, e madje duke na shkaktuar një prej humbjeve me të thella në histori. Një 9-0, në ndeshjet kualifikuese në vitin e largët 1990. Në 8 përballjet me Spanjën, Shqipëria ka shënuar vetëm 3 gola, ndërsa ka pësuar 21. Ndeshja e fundit e luajtur mes dy skuadrave ka qenë miqësorja e 26 Marsit, e cila u fitua nga iberikët me rezultatin e ngushtë 2-1.

Grupi i ferrit/ Kuqezinjë janë përballur 12 herë me
Perballjet me Spanjen

Italisë i kemi shënuar vetëm 1 gol

Precedentët janë sigurisht më pak kundër Italisë, por nuk ndryshon fakti që kemi vetëm humbje. Në katër ndeshje kemi dalë po kaq herë të mundur me një golavarazh 7-1. Portën e Azzurri e kemi ndëshkuar vetëm në miqësoren e 16 nëntorit 2022, në atë 1-3 që është edhe hera e fundit që kombëtaret kanë qenë përballë. Ndeshja e fundit zyrtare daton në 2017, ku Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1.

Grupi i ferrit/ Kuqezinjë janë përballur 12 herë me
Perballjet me Italine

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB