Qytetërim

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’ të Abu Dhabit

Abu Dhabi po kthehet në një 'Dubai të ri'. Një burim i The Sun shprehet se në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, do të gjeni drogë e prostituta, nëse i kërkoni ata.

D.XH
Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Abu Dhabi

ABU DHABI - Ndërsa për pjesën tjetër të botës, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe paraqitet si një vend i rreptë, me një ndalim për çdo gjë, deri në rregulla sa i përket seksualitetit, pas dyerve të mbyllura të vendit arab qëndron një skenë festive për të pasurit dhe të famshmit.

Vendi i mbi 24,000 milionerëve dhe me një pagë mesatare prej 4,500 £ në muaj, Abu Dhabi është një nga qytetet më të pasura në botë dhe frekuentohet nga të famshëm, si futbollisti Jack Grealish, Michelle Keegan dhe Mark Wright, ylli i filmit Will Smith dhe Stacey Solomon. Ndërsa yje të botës së TV janë parë duke kërcyer me vajzat në festa. Por ndërsa shumë festime janë të ligjshme, Abu Dhabi ka dhe anën e vet ‘të errët’.

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Festa me shampanje

‘Bota e nëndheshme’

Për 15 vjet, superyjet jashtëzakonisht të pasur si Kanye West, Naomi Campbell dhe Chris Hemsworth janë paguar nga Formula 1 dhe sponsorët e saj për të shkuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe për Çmimin e Madh të përvitshëm - dhe bashkë me këtë, ata shijojnë pije alkoolike luksoze, festa të mbushura me muzikë. Vitet e fundit, influencuesit dhe banorët e Love Island e kanë bërë shtetin ‘vezullues’ destinacionin e tyre numër një për pushime, me shumë udhëtime dhe mundësi reklamimi atje, duke përzier biznesin me kënaqësinë.

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Eskorta

Qeveria ka grumbulluar miliarda paund për ta bërë atë një vend argëtimi të paharrueshëm për të ftuarit e famshëm (dhe me pagesë) - mbi 500 milionë paund në vit janë harxhuar, sipas shifrave, për të mos përmendur pistën e garës së Formula 1, e cila kushtoi mbi 1 miliard paund për t'u ndërtuar. Por hotelet me pesë yje dhe baret luksoze nuk shërbejnë vetëm shampanjë. Pas dyerve të mbyllura, turistë anonimë raportojnë bare, ku ka marrëveshje sekrete droge dhe shërbime shoqërimi, që nuk e dinit kurrë se ekzistonin.

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Kokaine e kapur ne Abu Dhabi

Një person që jetonte dhe punonte në Abu Dhabi e pa nga afër atë që ndodh këtu. “Koncertet e mbushura me yje, shthurja dhe paratë e pafundme të shpenzuara nga qeveria e bëjnë Abu Dhabin vendin ku mund të arratiseni në mënyrën më perfekte. “Me kontaktet e duhura dhe me shumë para, këtu mund të shijoni pa fund jetën tuaj”, tha burimi për The Sun. Burimi zbulon se edhe kriminelët kanë nisur të fshihen këtu dhe kanë nisur ta braktisin edhe Dubain.

Shoqëruese të klasit të lartë sipas kërkesës

Pas madhështisë së hoteleve me pesë yje të Abu Dhabit është një shërbim perfekt me eskorta, i cili josh meshkujt e të gjitha moshave në një natë shumë të shtrenjtë. "Hotelet ultra luksoze dhe super diskrete janë vendi i përsosur për të marrë për një natë një prostitutë të klasit të lartë, nëse kjo është ajo që dëshironi", thotë burimi ynë. "Ju do të shihni disa nga gratë më të bukura në botë që rrinë vetëm ose në grupe në bare të shtrenjta, dhe të gjithë e dinë se ato kanë një çmim". Sipas emigrantëve britanikë, të cilët jetojnë në Emirate, shërbimet seksuale në këto hotele janë diçka normale.

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Influencere ne Abu Dhabi

Në një forum publik, një përdorues anonim shkroi: “Kam jetuar këtu për 10 vjet dhe hotelet janë plot me prostituta, që ju afrohen për shërbime, edhe nëse jeni me gruan tuaj”. Uebsajtet e eskortave ofrojnë shërbime seksuale për rreth 150 £ në orë. Është e gjitha gjerësisht e disponueshme, por gjithnjë bëhet në fshehtësi të madhe.

Si u zbutën ligjet për drogën në Arabinë Saudite

Emiratet janë jashtëzakonisht të rrepta ndaj krimit dhe kapja me drogë ilegale mund t'ju çojë në burg ose mund të gjobiteni deri 21,000 £. Vitin e kaluar, një grua u dënua edhe me vdekje pasi në banesën e saj në Abu Dhabi iu gjet gjysmë kilogram kokainë. Ligjet e dikurshme të rrepta kundër drogës në qytet janë dobësuar ndjeshëm. Tani, nëse kapeni me një substancë të paligjshme - dhe është hera juaj e parë - nuk do të dërgoheni në burg. "Droga është më e vështirë për t'u marrë në Abu Dhabi sesa në shumë vende, por prapë mund të marrësh, nëse i njeh njerëzit e duhur", thotë burimi. Vizitorët kanë ndarë komente në një forum: “Mënyra më e mirë për të marrë kanabis është të njohësh një tregtar ose të kesh miq nga atje. Zona e qendrës së qytetit është vendi më i mirë për t'i marrë ato. Thjesht dërgoni një mesazh këtij numri [shifrat janë ngjitur në komentin e tij] dhe ata do iu japin drogë në mënyrë të fshehtë”.

Ndërkohë, kokaina - një drogë e zakonshme e përdorur midis të pasurve dhe të famshmëve - është kontrabanduar nga e gjithë bota dhe është gjithashtu e disponueshme përmes një forumi sekret. Këtë vit, katër pasagjerë tranzit afrikanë u arrestuan duke u përpjekur të kontrabandonin 18 kilogramë kokainë përmes aeroportit të Abu Dhabit, duke e fshehur drogën në shishe shampoje dhe ndarje të fshehura në valixhet e tyre - e disa madje gëlltitën kapsula të mbushura me drogë. Pluhuri i bardhë i paligjshëm - që mendohet se vjen nga Brazili dhe Nigeria - kushton rreth 225 £ për gram. Ky është çmimi mesatar më i lartë i kokainës në botë, sipas International Business Times.

Alkool dhe festa

Në qytet ju mund të gjeni edhe alkool. “Në fundjavë ju keni restorante apo bare, ku paguani 50 deri në 150 paund dhe mund të hani sa të dëshironi dhe të porosisni pije alkoolike pa limit, brenda një orari të caktuar. Shumë njerëz harxhojnë paratë e tyre duke konsumuar sa më shumë birra, verëra, kokteje dhe pije alkoolike, derisa orari në dispozicion mbaron”, tha burimi.

Eskorta dhe festë, brenda ‘botës së errët’
Feste

Rregulli i pashprehur

Marrja e drogës dhe shoqërimi në publik është i paligjshëm, por në Emirate, ligjet e ashpra të shpifjeve nënkuptojnë se shumë punëtorë kanë frikë të raportojnë ndonjë gjë të pakëndshme, që ata mund ta shikojnë. Një vendim fajtor për shpifje mbart një dënim me burg deri në dy vjet dhe/ose një gjobë, kështu që nuk është për t'u habitur që stafi aty do të mbajë gojën mbyllur për çdo gjë që ata shohin ose dëgjojnë.

“Personeli i barit dhe hotelit nuk do të thoshte asnjë fjalë për një klient, dhe ligjet e rrepta të privatësisë dhe shpifjeve nënkuptojnë se njerëzit nuk bëjnë shumë thashetheme. Të bësh foto të dikujt që sillet keq është një ndalim absolut dhe mund të të vendosë në telashe serioze me policine”, tha burimi ynë.

Abu Dhabi, Dubai i ri?

‘Vëllai i madh’ i Abu Dhabit, Dubai, dikur ishte pika e festave të të famshmëve ku ishin Maura Higgins, Amber Gill dhe madje edhe Tommy dhe Molly-Mae, duke parë pamje nga Burj Khalifa dhe duke shpenzuar mijëra paund në qendrat luksoze tregtare. Vitin e kaluar, 18 milionë njerëz vizituan Abu Dhabin dhe vetëm 14.6 milionë shkuan në Dubai. "Njerëzit mendojnë se Abu Dhabi është një qytet i qetë dhe konservator në shkretëtirë, por është e kundërta”, na thotë burimi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB