Qytetërim

Gjesti i turpshëm kundër Sllovakisë, Bellingham shpëton me gjobë 10 mijë euro

Ylli i ri i Real Madridit barazoi me një goditje fantastike me gërshërë në minutën 90+5 të ndeshjes së “16” kundër Sllovakisë dhe e dërgoi lojën në kohën shtesë, duke kaluar kaluar anglezët në avantazh me rezultatin 2-1.

k.m.
Gjesti i turpshëm kundër Sllovakisë, Bellingham shpëton me
Jude Bellingham

GJERMANI- Jude Bellingham, ashtu siç pritej, u dënua për gjestin e tij të turpshëm gjatë ndeshjes së Anglisë me Sllovakinë në Euro 2024. Ylli i ri i Real Madridit barazoi me një goditje fantastike me gërshërë në minutën 90+5 të ndeshjes së “16” kundër Sllovakisë dhe e dërgoi lojën në kohën shtesë, duke kaluar kaluar anglezët në avantazh me rezultatin 2-1.

Bellingham e ka festuar golin në 90+5’ furishëm dhe kamera e ka kapur duke treguar...organin e tij gjenital.


Pas ndeshjes, ai u justifikua duke u shprehur: Ishte një shaka mes disa miqve të ngushtë që ishin në fushë. Asgjë tjetër veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte Sllovakia.

Por justifikimi i tij nuk mjaftoi dhe UEFA nisi një hetim për këtë çështje, duke e dënuar anglezin me 10 mijë euro gjobë. Ky vendim bëri që Anglia të marrë frymë e qetë pasi mund ta llogarisë tashmë mesfushorin në ndeshjen eliminatore që do të luhet kundër Zvicrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB