Qytetërim

100 vite sallatë cezar!

Emigranti italian Caesar Cardini e shpiku sallatën në restorantin e tij, Caesar's Place, në Tijuana, Meksikë më 4 korrik 1924. E gjitha ndodhi kur Cardini po përpiqej të ushqente një grup me kalifornianë.

k.m.
100 vite sallatë cezar!
Foto ilustruese

MEKSIKË- Sallata "cezar" mbush 100 vjeç! Emigranti italian Caesar Cardini e shpiku sallatën në restorantin e tij, Caesar's Place, në Tijuana, Meksikë më 4 korrik 1924. E gjitha ndodhi kur Cardini po përpiqej të ushqente një grup me kalifornianë.

Në mes të dhomës së ngrënies, Cardini solli disa gjethe sallate, duke i shtuar përbërësit që kishte në dorë, duke përfshirë vaj me aromë hudhre, salcë ëorcestershire, limon, vezë dhe djathë parmixhan. Kështu u krijua dhe sallata! 

Edhe pse tashmë është 100-vjeçare, sallata Cezar mbetet një nga të preferuarat. Rreth 35% e restoranteve në SHBA kanë sallatë Cezar në menutë e tyre, e po ashtu gati 43 milionë shishe salcë sallate Cezar – ose me vlerë 150 milionë dollarë – janë shitur në SHBA vetëm gjatë vitit të kaluar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB