Qytetërim

Gazetari pranon orientimin e tij seksual në “Big Brother VIP Kosova”

Ai rrëfeu se kjo fazë ka qenë depresive për të, pasi është përpjekur të jetojë siç dëshironin të tjerët.

I.F
Gazetari pranon orientimin e tij seksual në “Big Brother VIP
Vullnet Krasniqi

PRISHTINË- Gazetari Vullnet Krasniqi ka pranuar homoseksualitetin e tij në “Big Brother VIP Kosova 3”. Krasniqi ka rrëfyer vështirësitë që ai ka hasur rreth orientimit të tij seksual. Ai rrëfeu se kjo fazë ka qenë depresive për të, pasi është përpjekur të jetojë siç dëshironin të tjerët. Më tej, gazetari u shpreh se ai e ka pranuar veten e tij dhe ndihem më i lumtur tani.

“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat - unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi. Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë”, u shpreh gazetari.

Krasniqi tha se ai shpreson të jetë zëri i atyre personave që e kanë të vështirë të pranojnë orientimin e tyre seksual dhe të jetojnë jetën siç duan ata. /ZËRI

Poll

MOS HUMB