Qytetërim

Ronaldo përfshihet në polemikat e Topit të Artë: Vinicius e meritonte!

Ronaldo tha se Vinicious, i cili luan me ish-skuadrën e tij, Real Madrid, duhet të kishte fituar, pasi e meritonte më shumë se Rodri.

I.F
Ronaldo përfshihet në polemikat e Topit të Artë: Vinicius e
Cristiano Ronaldo

DUBAI- Futbollisti Cristiano Ronaldo në një intervistë para Globe Soçer Aëards foli për Topin e Artë dhe polemikat që e kanë rrethuar këtë trofe së fundmi. Ronaldo tha se Vinicious, i cili luan me ish-skuadrën e tij, Real Madrid, duhet të kishte fituar, pasi e meritonte më shumë se Rodri.

“Vinicius duhet të kishte fituar Topin e Artë. E meritonte edhe Rodri, por Vinicius fitoi Champions League, ai shënoi në finale. Gjërat e tjera nuk janë të rëndësishme për mua, kur dikush e meriton, duhet të zgjedhësh një fitues të drejtë. Nuk e kam problem ta them, ishte e padrejtë”, u shpreh Cristiano.

Ronaldo gjithashtu foli për aspiratat e tij pasi të varë këpucët në gozhdë, ku u shpreh se nuk i pëlqen të jetë një trajner dhe zbuloi planet e tij të mëdha. Po ashtu ai foli dhe për futbollin në Francë, ku vlerësoi skuadrën e PSG.

“Unë nuk jam trajner, nuk do të jem kurrë trajner. Nuk do të jem as president, por ndoshta mund të bëhem pronar i një klubi. Gjithmonë do të varet nga momenti. Në Francë është vetëm PSG. Pjesa tjetër ka mbaruar. Nuk më intereson çfarë thonë. Franca ka vetëm PSG. Të tjerët konkurrojnë mirë, por PSG është më i forti. Askush nuk konkurron me ta. Ata kanë lojtarë më të mirë, më shumë para. Kjo nuk është një gënjeshtër. Nuk e kuptoj habinë e njerëzve”, tha futbollisti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB