Qytetërim

Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit takohen me Parashqevi Simakun në New York

Lajmi u bë i ditur nga Elton Ilirjani, i cili publikoi në rrjetet sociale pamje nga takimi i tyre.

I.F
Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit takohen me Parashqevi Simakun
Pamje nga takimi

NEW YORK- Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi u takuan me këngëtaren Parashqevi Simaku në New York. Lajmi u bë i ditur nga Elton Ilirjani, i cili publikoi në rrjetet sociale pamje nga takimi i tyre.

“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane", u tha Parashqevia të ftuarave.

Në pamjet e publikuar, ikona e muzikës shqiptare ka kënduar dhe kërcyer, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur. Gjithashtu këndoi dhe këngën “Fustanin qe ta solla mbrëmë”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB