Qytetërim

Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?

Prej kohësh, dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori nuk ka fshirë asnjë postim.

k.m.
Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?
Ira Seferi dhe Gaz Paja

TIRANË- Një tjetër ndarje duket se ka ndodhur në estradën shqiptare. Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja duket se i ka dhënë fund martesës së tij disavjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi. Dyshja madje nuk ndiqen më në as në Instagram. Prej kohësh, dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori nuk ka fshirë asnjë postim.

Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?
Aktori nuk ndiqet

Edhe pse lajmi i ndarjes ka bërë bujë, asnjë prej tyre nuk ka komentuar lidhur me lajmin. Të dy, as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar.

Edhe vjet u diskutua për një ndarje mes tyre. Detajet e para për një ndarje të mundshme nga partnerja u panë në premierën e filmit “5 herë Jo”, ku aktori u shfaq i vetëm në event. Edhe kësaj here, Gaz Paja është shfaqur i vetëm në një event që bëri bashkë personazhët e njohur në Pallatin e Operas në kryeqytet ku zhvillohej premiera e filmit serial “Prokurori”./ZËRI

Poll

MOS HUMB