
TIRANË- Nesër, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet me Gjeorgjinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Por me një peshë në "supe", atë të humbjes me rezultatin 2-0 kundër Çekisë. Megjithatë tashmë kuqezinjtë duhet të mbledhin forcat dhe të përballen me Gjeorgjinë në "Air Albania".
Në konferencën e fundin për shtyp trajneri Sylvinho duket optimist. Por ende në dyzime sa i përket formacionit që ka zgjedhur të vendosë në fushën e gjelbër. Po ashtu, la të kuptohet se gjendja e ekipit nuk është në optimale, pasi futbollistët janë të lodhur nga minutat e luajtura por edhe nga udhëtimi nga Çekia në Shqipëri.
“Ne kemi konsumuar shumë energji sepse Çekia është një skuadër e fortë edhe fizikisht, dhe ne humbëm shumë edhe në këtë aspekt. Nuk kam vendosur akoma se çfarë do të bëj me formacionin, pasi kemi udhëtuar mbi 3 orë me avion dhe më pas me autobus kemi mbërritur vonë, do të zhvilloj një stërvitje sot dhe ditën e nesërme do të vendos. Ne duhet të bashkëjetojmë me të vërtetën dhe realitetin, është e vërtetë që një rezultat jo pozitiv nuk na bën punë, pasi ne na duhet fitorja, por ajo i duhet edhe atyre. Duhet të japim 100% pasi edhe Gjeorgjia është shumë këndërshtar i fortë, por do të provojmë, pasi edhe ne jemi shumë të fortë.”
Në konferencën për shtyp, krah trajnerit ishte edhe mbrojtësi Adrian Ismajli. Në fjalën e tij, ai lë të kuptohet se në ndeshjen e nesërme kuqezinjtë kanë një qëllim: fitoren!
"Ne kemi ardhur këtu për 3 pikë nuk ka rrugë tjetër, pasi vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë. Besoj nesër do të dalim me 3 pikë nga ky stadium, pasi edhe grupi është i bashkuar shumë.”
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë mbrëmjen e së hënës ndeshjen e dytë të muajit tetor të Ligës së Kombeve dhe të katërtën në total, duke shpresuar të mbetet ende në garë për të pasur një shans që të kualifikohet në Kampionatin Botëror që do të zhviloohet pas një viti. Por me 3 pikë, shanset e Shqipërisë janë të pakta. Aktualisht para Kombëtares tonë,renditen Gjeorgjia dhe Çekia./ZËRI