
SHBA- Tom Hardy ka bërë një gabim qesharak me email, duke i dërguar aksidentalisht një listë kërkesash "ekstravagante" një punonjësi të IT-së në vend që t'ja dërgonte producentit të tij të filmit. Aktori 47-vjeçar se ia dërgoi listën, e cila përfshinte 27 kërkesa te "Peter Heslop" i gabuar.
Lista e kërkesave thuhet se përfshinte një aromatizues me erë livando, 60 akullore me luleshtrydhe, xhel dushi me piper, ëmbëlsira Haribo, dyshekë Jiu-Jitsu, çokollatë Galaxy, një aparat kafeje, domate dhe supë pule, një altoparlant Bose, një X Box, një printer, një tas qensh dhe qese për të mbledhur jashtëqitjen e qenit të tij, bulldogur Blue.
Sipas "The Sun", punonjësi i IT i quajtur Pete, i cili e mori emailin gabimisht, ka marrë emaile të tjera për Peter Heslop në 5 vitet e fundit.
Por emaili i fundit ndodhi pasi Tom njoftoi se "Venom 3" do të dalë në kinema brenda dy javësh./ZËRI