
TIRANË- FSHF ka bllokuar merkatot e 3 klubeve shqiptare. Shkak për këtë janë bërë detyrimet e pashlyera ndaj ish lojtarëve, apo ish drejtuesve, ka bërë që Komisioni i Disiplinës të reagojë fuqishëm ndaj tre klubeve të Superligës.
Për herë të parë, nuk është FIFA, por FSHF që bllokon merkaton e klubeve. Tiranës i bllokohet merkato në hyrje në tre sesionet e ardhshme pasi klubi bardheblu nuk ka shlyer detyrimet ndaj dy ish lojtarëve, Asion Daja dhe Edon Hasani.
Për mos shlyerje të detyrimeve ndaj ish drejtorit sportiv Arbi Laçi edhe Dinamos i bllokohet merkato në hyrje për tre sesionet e ardhshme. Me tre sesione bllokim të merkatos është dënuar edhe Skënderbeu, për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj ish lojtarit të tyre, Dejvi Bregu. Merkato mund të zhbllokohet menjëherë nëse këto tre klube shlyejnë detyrimet e tyre.
Ndërkohë, as këtë herë nuk munguan gjobat për shkak të sjellës së tifozëve, me 100 mijë lek u dënuan Tirana dhe Skënderbeut. Në vendimet e fundit, Disiplina ka pranuar që klubi i Dinamos të shlyej me gjobë pjesën e mbetur të dënimit për futbollistin Bakary Goudiaby: