
SHBA- Jennifer Lopez u fotografua me Ben Affleck të shtunën, më 14 shtator, duke shënuar daljen e parë të përbashkët të çiftit që kur këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc. Lopez dhe Affleck u panë duke mbërritur në The Beverly Hills Hotel në Los Angeles për drekë me fëmijët e tyre. Llogaria në Instagram "DeuxMoi" shpërndau fotot e ish-çiftit, madje u kapën duke biseduar me njëri-tjetrin teksa hynin në hotel.

Lopez bëri kërkesë për divorc nga Affleck më 20 gusht, që përkoi me përvjetorin e dytë të ceremonisë së tyre të martesës. Lopez dhe Affleck u fejuan për herë të parë në vitin 2002. Dasma e tyre ishte lënë në vitin 2003 por nuk u finalizua, më pas të dy shpallën ndarjen një vit më pas.

Pas 17 vitesh, u përfol se Affleck ishte rilidhur me këngëtaren "Jenny from the Block" pas ndarjes së Lopez në 2021 nga Alex Rodriguez.
Affleck i propozoi Lopez-it për herë të dytë në prill të 2022-shit, duke i dhuruar yllit një unazë diamanti jeshil që bie në sy./ZËRI