
ITALI- Vera e reperit Fedez mund të konsiderohet si shumë "dinamike": të paktën në një nivel emocional. Reperi në fakt është parë ditët e fundit nën shoqërinë e një vajzë në një fermë në Pulia. Dhe lajmi është se nuk është Garance Authié, modelja franceze me të cilën dukej se ishte nisur një lidhje pas divorcit me blogeren Chiara Ferragni.

Me vajzën brune në fotot e publikuara ekskluzivisht nga "Chi", Fedez u pa në momente shumë intime, madje dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Një verë shumë e ndryshme nga e tij është ajo e ish-bashkëshortes së tij Chiara Ferragni, e cila duket se ka zgjedhur që të jetë më diskrete me jetën e saj personale. Pavarësisht se të dy duket se kanë vazhduar jetën, fansat vazhdojnë të shpresojnë për lajme të mira dhe pse jo, një rikthim të çiftit./ZËRI