Qytetërim

FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"

"Miss Shqipëria 2024", eventi unik e më jetëgjatë i bukurisë sapo ka zgjedhur princeshat e bukurisë.

k.m.
FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Festa më e madhe e bukurisë, konkursi i vetëm më jetëgjatë e më i madh në vend ka shpallur fituesen e tij! "Miss Shqipëria 2024" është...Klea Llagonia. Në shkëlqimin e dritave të skenës, të veshura me kostume të krijuara enkas për këtë spektakël nga Lilo Shehu, 25 konkurentet e "Miss Shqipëria" kanë dhënë e kanë marrë emocione. Era e “betejës” u ndje në skenën e krijuar enkas për to brenda mureve të Kalasë së Peqin. Më shumë se një betejë ajo çfarë kanë përjetuar vajzat është një ëndërr.

Shumë prej tyre, pjesëmarrjen në "Miss Shqipëria" e shohin si një eksperiencë, disa si një mënyrë për të udhëtuar e për të ushqyer shpirtin e aventurës. Pse jo, dikush si një mundësi për të fituar një bursë studimi, të tjera si portën më të madhe të prurjeve në modeling dhe TV-së. 

Këtë vit, sfidave të zhvillimit të eventit larg komoditetit në kushtet e sallave të mbyllura, iu shtua edhe sfida për ta ndryshuar disi formatin tradicional 26-vjeçar! Gjatë natës spektaklit në madhështinë e mureve të Kalasë, me artistët më të mirë nga trevat shqipfolëse, me jurinë me profesionitë dhe emra të famshëm të showbizit, me prezantimin e Ermal Peçit dhe Drita Zirit, çmimeve tradicionale iu bashkangjitën edhe trofe të tjera. 

Miss Earth Albania që u dha nga Miss Earth 2023  u fitua nga Xhesika Pengili
Miss International Albania, që u dha nga Miss International 2022, u fitua nga Desara Hatia
Miss Supranational Albania, u shpall Argita Xhangoli

PAMJE NGA CEREMONIA:

FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"

FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"

FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"

FOTOLAJM- Kjo është "Miss Shqipëria 2024"

"Miss Shqipëria 2024", eventi unik e më jetëgjatë i bukurisë sapo ka zgjedhur princeshat e bukurisë, po në të njëjtën kohë sapo ka nisur puna për promovimin dhe mbështetjen e fitueseve në kompeticionet ndërkombëtare, vëmendja e të cilave ka qënë shumë intensive gjatë gjithë rrugëtimit të këtij viti./ZËRI

Poll

MOS HUMB