Qytetërim

Euro 2024/ Kombëtarja mbërrin në Gjermani

Djemtë kuqezi kanë mbërritur në Gjermani për të nisur përgatitjet në "SportCentrum Kaiserau".

k.m.
Euro 2024/ Kombëtarja mbërrin në Gjermani
Kombëtarja shqiptare

GJERMANI- Edhe disa ditë kanë mbetur nga startimi i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit në Europë dhe Kombëtarja Shqiptare është gati. Djemtë kuqezi kanë mbërritur në Gjermani për të nisur përgatitjet në "SportCentrum Kaiserau", pasi më 15 qershor në Dortmund do të zhvillojnë ndeshjen e parë, atë me Italinë.

Por sapo kanë mbërritur në Gjermani, kuqezinjtë janë përballur me surprizën e parë. Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, shkuan në aeroport për të mirëpritur djemtë e skuadër dhe për t'i uruar fat në 3 ndeshjet e grupit.

MOMENTI I PRITJES: 


Trajneri Sylvinho vendosi të lërë jashtë listës përfundimtare të Europianit portierin Simon Simoni, duke zyrtarizuar 26 të tjerët që do të jenë të gatshëm për këtë turne, megjithatë portieri do të vazhdojë që të qëndrojë me grumbullimin për të fituar përvojë. Sylvinho në fund vendosi të mbajë 3 portierë; Berishën, Strakoshën e Kastratin, 9 mbrojtës; Hysajn, Gjimshitin, Ismajlin, Mitajn, Balliun, Kumbullën, Mihajn, Alijin e Ajetin, 8 mesfushorë; Asllanin, Ramadanin, Gjasulën, Abrashin, Berishën, Laçin, Bajramin, e Muçin dhe 6 sulmues; Seferin, Brojën, Asanin, Hoxhën, Manaj e Dakun.

Mes këtyre emrave, portugezi duhet të gjejë ata që do të nisin si titullarë në ndeshjet kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Ndeshja me Italinë do të mbahet në “Signal iduna Park” në Dortmund; ndeshja e dytë kundër Kroacisë do të zhvillohet në ‘Volksparkstadion”, Hamburg; ndërsa më datë 24 Qershor në Dyseldorf, Shqipëria përballet me Spanjën./ZËRI

Poll

MOS HUMB