
TIRANË- Sherri që po zhvillohet online tashmë nuk është më vetëm mes Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut. Sot, personazhë të tjerë janë përfshirë në "vorbullën" e divorcit të tyre edhe Megi Pojani dhe reperi Stresi. Pojani, në podkastin “Me Kast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën, diskutoi edhe për një ndër marrëdhëniet më të përfolura, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Ajo tha se dyshohet se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë, mosprezenca e tij në familje.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vetë,”- tregon Pojani.
Përgjigjen nuk ia dha as Xhensila, as Besi, por reperi Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën si "Stresi". Ky i fundit, nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, e ka ironizuar moderatoren.
"Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin,"-shkruan Stresi.
Por deri më tani, për Stresin nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga ana e Megit, e as nga Bes Kallaku, për të cilin tha se është i alkoolizuar./ZËRI