SHKODËR- Klubi i Femrave Vllaznia ka reagur pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme ku ndeshja Tirana-Vllaznia u ndërpre për shkak të dhunës. Klubi deklaroi se gjithçka ishte e organizuar nga Tirana dhe se lojtaret kuqeblu dhe stafi kanë marrë ndihmë në urgjencë. Në foto shihet se në përleshjen mes vajzave të skuadrave të Tiranës dhe Vllanizë, nuk mungojnë as meshkujt të cilët kanë qenë pjesë e stafeve.
Reagimi i Klubit të Futbollit të Femrave Vllaznia:
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion public dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë. Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi I rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.
Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!|!! Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.
Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve t ë ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre;” reagimi I menjehershëm mediatik I fajtorëve të zënë në faj nuk I shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre! Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimiin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi. Teksa dënon dhunën, Doçi nuk përmbahet dhe etiketon kundërshtarët bardhëeblu si “miusha”.
“Unë Megi Doçi futbolliste e Vllaznis dënoj dhunën e ushtruar në masë dhe sidomos ndaj femrës. Ne erdhëm në Tiranë për të luajtur futboll ne vend qe te na respektonin ne shtepin e tyre…ne u përballëm me nje dhunë psikologjike dhe fizike të pafundme të ushtruar ndaj ekipit tonë….. nga stafi i Tiranës qe ishte i mirëpërgatitur për “luftë” me 8-10 meshkuj në pankinë… në kater anët e fushës mësyn tifozë të Tiranës për të na goditur barbarisht përveq trajnerit të tyre që nuk është përfshirë … E mirëmenduar, pa praninë e Policisë. Sado e keqe të jetë një femër si mundet të goditet ajo që mundohet të tërheq apo te mbrojë shoqet e veta dhe të qetsojë situaten??…. Miushat djemtë e Tiranës e bën këtë gjë… TURPPP!!! Sado që ne u përpoqem te mbroheshim dhe të mbronim njëra tjetrën ishte e pamundur sepse vendasit ishin meshkuj dhe të shumtë në numer. Nuk e di se cilit i kam ngrënë bukën nga këto të Panorama sport që merren për të prishur imazhin tim për disa like apo komente me shumë, me shkrime, asgjë reale dhe konkrete por vetëm mashtrime. – Ne foton qe keni hedhur keni shprehur: 1-Që unë kam filluar sherrin me këtë goditje E verteta: ajo foto është bërë ne fund të rrëmujës dhe kam shkuar të jua heq nga duart një person të ekipit tim nga tre te tillë qe po e godisnin nga koka. 2-Thuhet që unë po godas personin shtrirë. E verteta: Personi që është shtrirë është i ekipit tim dhe kam reaguar për vetëmbrojtje dhe për ta mbrojtur atë person. Nese ju shkoni si mik ne shtëpinë e dikuj dhe goditeni nga të gjitha anët CFARË DO BËNIT? DO E MBRONIT VETEN TUAJ ?!!!! Mbrojten tonë ju po mundoheni ta ktheni në sulm ndaj nesh dhe sidomos ndaj meje. Vllaznia ka lujtuar në 1/16 e Champions League dhe ësht shpallur ekipi më fair play i sezonit… Mua nuk më tremb një palo gazetë si e juaja që cdokush që shkruan aty 98 % e saj janë gënjeshtra. Disa shkruajnë anonim nga frika.. e disa paguajn e shkruajnë cfarë duan. Ata që e njohin Megin, karakterin e saj drejperdrejtsin e saj dhe “luftën”qe ban ndaj padrejtesisë e dinë që kam të drejt. Mos prisni që ju të më goditni mua apo shoqet e mija dhe unë të hap sytë dhe vetëm të shikoj. KURRËËËË! Ata që përbaltin imazhin tim janë te ndyrë, Panorama Sport dhe jo vetëm por edhe ata qe i bëjnë copy paste postimeve tua mos u mundoni të mbroni ni ekip që skishte bërë asnjë lloj organizimit dhe marrje masash për t’u zhvilluar një ndeshje madje një derbi…. Derbi me fjalë por jo me lojë…. Koha do ta tregoje… Unë kërkoj nga gjithsecili tifoz i Vllaznisë apo i imi qoft edhe nga cdo qytetar i Shkodrës që palo gazeta Panorama sport që përbalt imazhin tim, bojkot, mos të tregtohet dhe të blihet më nga askush në qytetin e Shkodrës sepse asgjë reale nuk ka në shkrimet e saj… E Juaja. MEGI DOÇI,”-shkruan ajo.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të superligës, u ndërpre në minutën 22 pas një përplasje mes lojtareve ku më pas janë përfshirë edhe stafet e të dyja skuadrave./Zëri.ai