
TIRANË- Jasir Asani është një nga futbollistët më të njohur të Kombëtares Shqiptare. Vetëm pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Por tashmë e ka zbuluar edhe fytyrën vajzën që i ka marrë zemrën. Jasani ka publikuar një foto me të në rrjetin e tij në Instagram, të cilën e ka shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.

Më herët, në një intervistë të dhënë futbollisti tregoi se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe. Por nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, as emrin dhe as profesionin e asaj që i ka rrëmbyer zemrën. Megjithatë ajo është zonjusha që do ta shoqërojë gjatë kampionatit europian të futbollit që do të mbahte në Gjermani./ZËRI