
PRISHTINË- Xhudisti që i ka sjellë disa medalje Kosovës, Akil Gjakova është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Bashkëshortja e tij dhe xhudisti janë në proces divorci, ndarje që është kërkuar nga kampioni. Por e shoqja i është përgjigjur me një kundërpadi, duke publikuar në media edhe imazhet e dhunës që ajo pretendon se Gjakova ka ushtruar ndaj saj.
Në pamje duket e reja që ka dëmtime të shumta në trup dhe jo vetëm.


Por një tjetër ngjarje ka përfshirë çiftin të shtunën në mëngjes. Bashkëshortja e Akilit, së bashku me fëmijen e tyre, kanë tentuar të hyjnë në banesë, por janë ndaluar nga sportisti. Menjëherë ajo ka telefonuar Policinë, por deri më tani, institucioni nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. I vetmi reagim ka ardhur nga mbrojtja e xhudistit. Në një prononcim për mediat, Gëzim Baloku, avokati i Gjakovës, ka thënë se: Akili nuk ka banesë, është shtëpia e babait të Akilit. Ajo nuk del prej shtëpisë së vjehrrit, i ka uzurpuar shtëpinë njerëzve. Ajo është duke i ba zullum.
Aktualisht, e reja ndodhet në ambientet e Policisë, ku edhe është thirrur për të dhënë dëshminë e saj si viktimë e dhunës në familje./ZËRI