Qytetërim

Shokon ish-gruaja e futbollistit Kaka: E lashë se ishte shumë i përsosur

Sipas saj futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.

f.t
Shokon ish-gruaja e futbollistit Kaka: E lashë se ishte shumë i
Ricardo Kaka dhe Caroline Celico

BRAZIL- Influencuesja braziliane Caroline Celico ka thyer heshtjen e ka treguar perse e la futbollistin legjendar Kaka. Nëna e dy fëmijëve të Kaka tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.

“Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur. Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua”, -u shpreh ajo, duke hedhur keshtu poshtë historitë për tradhtinë e futbollistit, për të cilën mediat shkruanin se ishte shkaku i divorcit.

Futbollisti dhe influencuesja kanë 2 fëmijë nga martesa e tyre, Luca dhe Isabela./ZËRI

Poll

MOS HUMB