
KOSOVË- Vijon saga e deklaratave dhe kundër-deklaratave mes Fisnik Syles dhe Fjolla Morinës. Kjo e fundit ka rikthyer dhe njëherë në vëmendjen e publikut arrestimin e saj në Pikën Kufitare të Morinës, teksa ishte në makinë me Sylën pasi iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë. Morina ka treguar se arma nuk ishte e saja, por e Fisnik Sylës dhe se kjo e fundit e kishte marrë krimin përsipër që Syla, asokohe i bashkëshorti i saj të mos dënohet, pasi siç thotë ajo, ai i kishte premtuar se nuk do të bënte asnjë ditë burg pasi do të jepte para. Për këtë Fjolla Morina është dënuar me 6 vjet dhe ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Deklaratat Fjolla i ka bërë në një intervistë për ”Zona Zero”.
Fjolla Morina: Unë atë natë jam nisur me atë (Fisnik Sylën) për të xhirua në Shqipëri. Arma ka qenë e tij, e ka futur në çantë tek unë dhe më ka thënë mbaje ti sepse veç një dënim është sepse unë i kam letrat e Belgjikës dhe mos mi prishin. Unë e mora përsipër, por në fakt nuk ishte e mija, kam dhe dëshmi të tij që ka qenë e tij dhe është edhe personi i tretë që ka qenë me neve, edhe ai mund të vijë të dëshmojë që arma ka qenë e tij. Unë kam bërë burg dy muaj për një barrë që i përket atij, prej mashtrimeve të tij. Jo nuk kanë marrë shenjat e gishtave sepse shenjat e mia të gishtave nuk kanë qenë aty, nuk e kam prekur fare armën me dorë dhe nuk kam pasur kurrë probleme në jetë me shtetin shqiptar. Ishte hera e parë që përballesha me këto, por që ka ngel e imja dhe unë akoma po pres Apelin dhe i bëj thirrje shtetit shqiptar që sa më shumë të këqyrë rreth kësaj sepse unë të lë një vajzë rrugëve, një fëmijë 8 vjet për Fisnik Sylën, të bëj burg për të është shumë e rëndë. Më ka dënuar 6 vite, nuk mund të dal askund. Apeli nuk është e formës së prerë, unë po pres prej Apelit për të më bërë një thirrje për të thënë që arma nuk ishte e imja, kam rënë pre e mashtrimeve të tij. Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal.
Po ashtu Fjolla nuk kurseu akuzat ndaj ish-bashkëshortit, të cilin e akuzoi për dhunë. Madje ajo shton se për shkak të dhunës së ushtruar prej tij, ajo dhe sot trajtohet me ndihmë mjekësore në psikiatri dhe trajtohet me ilaçe.
Fjolla Morina: Ka përdorur dhunë fizike ndaj meje dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohës. Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave./ZËRI