Qytetërim

Sylvinho tashmë është nga Lushnja! Trajneri i kuqezinjve merr pasaportën shqiptare

Sylvinho, tashmë do ta ketë adesën në lagjen “Çlirimi”, të Lushnjës.

E.K
Sylvinho tashmë është nga Lushnja! Trajneri i kuqezinjve merr
Sylvinho

LUSHNJË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho do të jetë qytetari më i ri i Shqipërisë dhe i Lushnjës, pasi këtë të martë ai mori pasaportën shqiptare, në një ceremoni të zhvilluar në Shtëpinë Muze të “Kongresit të Lushnjës. Jo vetëm Sylvinho, por dhe stafi i tij i afërt, Zabaleta dhe Doriva morën pasaportë shqiptare dhe do të jenë me vendbanim në Lushnjë.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Sylvinho tha se kjo që po ndodh është diçka spektakolare dhe se ndihet i lumtur. Ndër të tjera, trajneri i Kombëtares tha se është përgjegjësi për të jetë qytetar i Lushnjës dhe Shqipërisë. Sylvinho, tashmë do ta ketë adesën në lagjen “Çlirimi”, të Lushnjës.

Sylvinho: Është një nder për mua dhe të gjithë stafin, diçka spektakolare. Është diçka spektakolare, e veçantë! Tani jam një qytetar i Lushnjës, i Shqipërisë. Është një përgjegjësi e madhe. Falënderoj të gjithë njerëzit, Federatën, vendin. Jemi krenarë që jemi qytetarë shqiptarë. Po, tani ndihem pak më shumë shqiptar! Kemi një sfidë të rëndësishme përpara. Duhet të punojmë më shumë, por kemi një skuadër të mirë.

Tashmë në sfidat e “ethshme” të Euro 2024, kuqezinjtë do të kenë një trajner shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB