
SHBA-Hailie Jade, vajza e Eminemit dhe ish-it të tij Kim Scott-it i ka dhënë fund beqarisë. Jade u martua me Evan McClintock në një ceremoni intime të rrethuar nga të dashurit e tyre, përfshirë edhe babin e Hailie, Eminemin. Hailie ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.
“Kaq shumë lotë të lumtur u derdhën, të qeshura dhe buzëqeshje u ndjenë dhe u ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua”,-shkruan ajo.


Në ceremoni morën pjesë edhe shokët e Eminemit, yjet si producenti Dr.Dre dhe këngëtari 50 Cent, shkruan The Independent. Dyshja prej një viti ishin të fejuar./ZËRI