Qytetërim

Fitore me peshë për Atalantën ndaj Bolonjës: fiton 2-0 në Bergamo dhe ngjitet në vendin e tretë

Bluzinjtë mposhtën 2-0 skuadrën e drejtuar nga Italiano, e cila vinte në këtë ndeshje me një seri të gjatë rezultatesh pozitive.

Redaksia Zëri
Fitore me peshë për Atalantën ndaj Bolonjës: fiton 2-0
Foto ilustruese

BERGAMO– Atalanta arriti një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në sfidën e mesditës kundër Bolonjës, duke u rikthyer te suksesi pas tre humbjesh radhazi që e kishin rënduar shumë gjendjen psikologjike të bergamaskëve. Në stadiumin “Gewiss” të Bergamos, skuadra e drejtuar nga Gasperini reagoi drejtpërsëdrejti ndaj një rivali direkt për zonën evropiane. Bluzinjtë mposhtën 2-0 skuadrën e drejtuar nga Italiano, e cila vinte në këtë ndeshje me një seri të gjatë rezultatesh pozitive.

Gjithçka sa i takon kësaj ndeshjeje u zgjidh në pjesën e parë, me Mateo Retegin që kalok vendasit në avantazh. Goli i parë erdhi në minutën e 7-të. Në të 21-ën, pas një aksioni të bukur, vetë Retegi dha pasimin-gol për Mario Pasaliçin, i cili dyfishoi rezultatin.

Pjesa e mbetur e takimit u menaxhua mirë nga vendasit edhe pse Bolonja provoi për barazimin.

Me këtë fitore, Atalanta kaloi në vendin e tretë në renditje, duke lënë pas Juventusin dhe vetë Bolonjën.

Në Serinë A mbeten edhe 6 javë për t'u luajtur. Përveç dy skuadrave në garë për titull, me Interin disi më të favorizuar, nga vendi i tretë në vendin e nëntë diferenca është vetëm 10-pikëshe, mes 7 skuadrave në garë për 4 vende evropiane.

Renditja e Serie A:
* Inter – 71 pikë (32 ndeshje)
* Napoli – 65 (31)
* Atalanta – 61 (32)
* Juventus – 59 (32)
* Bologna – 57 (32)
* Lazio – 55 (31)
* Roma – 53 (31)
* Fiorentina – 52 (31)
* Milan – 51 (32)

Gara për Europën hyn në fazën më të zjarrtë dhe nxehtësia do të arrijë kulmin në mbrëmje me derbin Roma-Lacio./ZËRI

Poll

MOS HUMB