
MONTE KARLO- Karlos Alkarazi triumfon për herë të parë në karrierën e tij në Masters-in e Monte Karlos, duke e rreshtuar si turneun e tij të gjashtë ATP Masters 1000 dhe titullin e tetëmbëdhjetë në karrierë, edhe pse në moshën 21-vjeçare.
Spanjolli mposhti në finale italianin Lorenzo Museti, i cili tregoi talent por italiani u tradhëtua nga mbilodhja e një ndeshjeje të stërgjatur një ditë më parë me australianin de Minor.
Spanjolli Alkaraz fitoi me rezultatin 3-6, 6-1, 6-0.
Museti e dominoi setin e parë, por u ndal nga dhimbjet muskulore në dy setet e tjera. Ato e penguan të lëvizte lirshëm veçanërisht në setin e tretë, ku italiani mendoi edhe largimin e kërkoi ndihmë mjekësore.
Fatura e një jave të lodhshme dhe një ndeshjeje tre-orëshe kundër Aleks De Minorit i kushtoi shumë. Italiiani kërkoi ndihmë mjekësore, por befas vendosi të mos dorëzohej dhe e përfundoi ndeshjen për respekt ndaj publikut. Publike që ishte në shumicë në mbështetje të tij e vlerësoi dhe e përkrahu këtë gjest.
Edhe vetë Alkarazi me shumë sportivitet u përmbajt nga festimet për respekt të rivalit, dhe në përfundim, pas kurorëzimit, pranoi se nuk ishte mënyra ideale për të fituar. Ai e quajti këtë një fitore të rëndësishme pas një muaji të vështirë dhe kritikave në Spanjë pas disa humbjeve të fundit. Tani ai synon të mbrojë titullin në turneun e Barcelonës javën e ardhshme, përpara publikut të tij. Me këtë turne Alkarazi ngjitet si numri dy i Botës në renditjen e ATP./ZËRI