Qytetërim

Fillimi i dy legjendave, takimi i parë i Messi-t dhe Yamal në vitin 2007! Ylli 16-vjeçar ishte... foshnjë

Fotosesioni është realizuar në dhjetor 2007 nga gazeta katalanase “Sport”.

E.K
Fillimi i dy legjendave, takimi i parë i Messi-t dhe Yamal në vitin
Messi dhe Yamal

Një histori e bukur është bërë me dije nga babai i Lamine Yamal, yllit të ri të Barcelonës që po bën bujë me Kombëtaren spanjolle në Euro 2024.  Yamal, i cili është vetëm 16 vjeç dhe është një lojtar kyç dhe i pazëvendësueshëm në Spanjë, ka qenë pranë futbollistëve që në fëmijëri. Babai i tij ka publikuar pak ditë më parë një foto të Lionel Messit duke larë djalin e tij 5 muajsh.

Fotosesioni është realizuar në dhjetor 2007 nga gazeta katalanase “Sport”. Babai i Yamal, nuk ka dhënë detaje, por gjithçka ka dalë në dritë. Në vitin 2007, Sport përgatiti një kalendar bamirësie në bashkëpunim me Fondacionin e Barcelonës dhe UNICEF-in, i cili sponsorizonte Blaugrana në atë kohë. Kalendari u lançua në vitin 2008 dhe paratë e mbledhura shkuan për bamirësi, përfshirë UNICEF-in dhe OJQ-të e ndryshme në të gjithë Katalonjën.

Të gjithë lojtarët e Barcelonës janë fotografuar me një fëmijë dhe për Messin foshnja ishte Yamal.

“Ishte një foto e vështirë”, kujton fotografi Joan Montfort në një bisedë me reporterin e The Athletic.

“Messi është ende i trembur sot, por atëherë ai ishte shumë më i turpshëm. Ai ishte në ankth të gjente veten duke mbajtur një fëmijë të vogël dhe përballë tij ishte një legen plastik me ujë. Në fillim, nuk kishte shumë ndërveprim. Ishte e vështirë për të gjithë. Por pak nga pak e gjetëm dhe doli një foto shumë e mirë” shtoi fotografi.

Në fotosesion ka marrë pjesë edhe nëna e Yamal, e cila e ndihmon Messin në ... punën e tij. Fotografi komentoi përparimin e Yamal:

“Është e pabesueshme. Në atë kohë, askush nuk mund ta imagjinonte se ky fëmijë do të ishte ai që është tani dhe nuk mund ta dinit që Messi do të bëhej ai që është bërë. Po flasim për vitin 2007. Atëherë Messi sapo kishte filluar te Barça. Fati luan një rol të rëndësishëm në këto gjëra.'

Në dhjetor 2007, Messi kishte fituar tashmë dy tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampionëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB