
ITALI- FIFA ka zyrtarizuar vendimin e Federatës Italiane të Futbollit që e dënoi mesfushorin Sandro Tonali me 10 muaj pezullim nga aktivitetet sportive. Sezoni i lojtarit të Newcastle ka përfunduar, ndërsa ai nuk do të marrë pjesë as në Euro 2024, nëse "të kaltrit" kualifikohen.
Italiani pranoi para prokurorëve se kishte vënë baste në ndeshjet e futbollit kur luante Milani, ku ai ishte pjesë e ekipit.
Futbollisti u mor në pyetje nga policia në Coverciano në fillim të këtij muaji, e më pas u detyrua të largohej nga grumbullimi me Italinë, bashkë me shokët e ekipit Nicolo Fagioli dhe Nicolo Zaniolo.
Në bazë të paktit me drejtësinë sportive italiane, Tonali në 8 muajt e tjerë do të kryejë punë rehabilituese dhe do të jetë i pranishëm në 16 takime me lojtarët e rinj, për t'u treguar eksperiencën e tij dhe rreziqet nga bastet.
Hetimet në Itali për futbollistë të tjerë të përfshirë në bastet ilegale vazhdojnë./Zëri.ai