
SPANJË- Barcelona do të presë Real Madridin në "El Clasico-n" e parë të këtij sezoni. Kampionët e Spanjës kanë fituar 2 nga tri sfidat e fundit kundër "Los Blancos". Katalanasit nuk e njohin humbjen në të gjitha kompeticionet në këtë sezon.
Ky takim nuk do të luhet në “Camp Nou”, por në "Estadi Olimpic Lluis Companys". Blaugranat janë të tretët në renditje me 24 pikë, kurse madrilenët kryesojnë me 1 pikë më shumë. Trajneri i katalanasve, Xavi Hernandes beson se rikuperimi i yjeve për këtë ndeshje do të motivojë lojtarët për të fituar.
“Jam shumë i lumtur që do kemi më shumë alternativa për këtë sfidë me rëndësi. Eshtë fantastike për një trajner q♪7 janë gati. Të dyja skuadrat, luajnë për të fituar. Unë mendoj se shanset janë të barabarta. Nuk ka një favorit, nga përvoja ime si lojtar dhe trajner, sepse El Clasico është i paparashikueshëm.", tha Xavi.
Edhe tekniku i Realit, Carlo Ancelotti, e shikon këtë duel si special.
“Është vetëm një ndeshje, por shumë e rëndësishme. Janë tre pikë në lojë. Është shumë herët të thuhet se do të jetë vendimtare për sa i përket pozicionit në renditje. Ka shumë skuadra që do luftojnë deri në fund për titullin. Dot ë ejtë ndeshje shumë e luftuar, uroj që njerëzit ta shijojnë”.
Kjo është sfida e 255 zyrtare në të gjitha kompeticionet mes të dyja ekipeve. Barcelona në duelet direkte në La Liga, ka fituar 74 sfida, barazuar 35 dhe është mposhtur në 77 ndeshje./Zëri.ai