
TURQI- Skuadra që ka qenë perfekte që nga nisja e sezonit 2023/2024 është Fenerbahçe. Verdheblutë kanë marrë nëntë fitore nga nëntë takime në kampionatin turk, si edhe nëntë fitore nga nëntë ndeshje në Ligën e Konferencës. Klubi turk ka bërë më mirë se çdo ekip tjetër në kompeticionet europiane.
Suksesi i fundit në Ligën e Europës ishte ndaj Ludogorets 3-1. Më parë, verdheblutë kishin mposhtur në Grupin H danezët e Nordsjaelland dhe sllovakët e Spartak Trnava.
Në sfidat kualifikuese mposhtën Zimbru Chisinau, Maribor dhe Twente. Në Super Ligën turke, ata kanë maksimumin e pikëve, 27 dhe kryesojnë të vetëm.
Trajneri Ismail Kartal, i cili u kthye në stadiumin “Şükrü Saracoğlu” për herë të tretë nuk mund të dëshironte një nisje më të mirë për skuadrën e tij.
Këtë verë janë afruar emra si Fred, batshuayi, Joshua King, Dusan Tadic si edhe edin Dzeko. sulmuesi boshnjak edhe pse 37 vejt ka realizuar që nga ardhja e tij nëntë gola dhe ka dhënë 7 asiste, duke kontribuuar në këtë sukses të verdhebluve./Zëri.ai