Qytetërim

“Çfarë shkolle ka bërë, është i varfër në fjalor”, deklarata e Valerit për Dijonisin revolton fermerët: Mos prek aty ku nuk duhet!

A varet formimi dhe fjalori i një personi nga niveli i tij i arsimimit? Për Valerin po, kjo ka nxitur reagimin e fortë të femerëve të tjerë

E.K
“Çfarë shkolle ka bërë, është i
Valeri dhe Dijonisi

TIRANË- Një debat i fortë u zhvillua mes ish-fermerëve dhe shkak është bërë një pyetje e Valerit lidhur me Dijonisin.

Ai pyeti nëse ky i fundit është i arsimuar, pasi sipas tij ka një fjalor mjaft të varfër dhe të kufizuar, duke fajësuar për këtë gjë mungesën e shkollimit.

Kjo fjali ka revoltuar Glorian, e cila tha se Dijonisi ka vlera dhe ka punuar gjithë jetën, ndërsa theksoi se fermerët jo domosdoshmërisht duhet të kenë arsim të lartë.

Pjesë nga biseda:

Valeri: Mua më duket pak i varfër në shprehi, pak i varfër, mbase nga shkolla… Nuk e kam marrë vesh akoma, çfarë shkollimi ka Dijonisi apo s’ka bërë?

Gloria: O Valer, ç’lidhje ka kjo? Jo, jo, këtu nuk të lejoj unë! O Valer po ç’të duhet ty, ai është fermer, fermerët çfarë shkolle kanë bërë. Është një njeri që ka punuar gjithë jetën, s’ka nevojë që të kesh mbaruar arkitekturë që të bëhesh fermer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

Poll

MOS HUMB