Qytetërim

Fansa jeni gati? Sylvester Stallone e konfirmon: Do kemi një "Rocky" tjetër

Tani është vetë Sylvester Stallone ai që po ushqen shpresat e fansave dhe po premton rikthimin e boksierit ikonë italo-amerikan në ekranin e vogël.

k.m.
Fansa jeni gati? Sylvester Stallone e konfirmon: Do kemi një
Rocky

SHBA- Sylvester Stallone e konfirmuar rikthimin e filmit "Rocky". I ftuar i podcast-it "Inspire Me", aktori zbuloi se është ulur për të shkruar skenarin e ri për të zbuluar më shumë lidhur me jetën e protagonistëve në rininë e tyre, pra do të jetë një "prequel' i filmit të parë.

"Është një histori shumë e afërt dhe e dashur për zemrën time. Kam shkruar disa faqe. Adrienne është 15 vjeç, Rocky 17, Paulie duke u zhvendosur në një lagje të re. Rocky është një djalë i keq, është pothuajse si Lady and the Tramp (Zonja dhe endacaku), por me njerëz të vërtetë do të jetë e mrekullueshme."

Njoftimi për një 'serial prequel' kishte ardhur tashmë vite më parë, por tani është vetë Sylvester Stallone ai që po ushqen shpresat e fansave dhe po premton rikthimin e boksierit ikonë italo-amerikan në ekranin e vogël. Megjithatë, nuk detaje për ndonjë datë të mundshme se kur mund të nisin xhirimet, ose se kush janë aktorët që përfliten si pjesë e kastit.

Kur Stallone foli për herë të parë për një serial në 2021 duke treguar një fletë letre me shënime në rrjetet sociale.

"Ky mund të jetë postimi më i çuditshëm ndonjëherë. Këtë mëngjes fillova duke shkruar disa skenarë për një prequel të Rocky-t për t'u transmetuar me 10 episode gjatë disa sezoneve. Këtu është një pjesë e vogël se si fillon procesi im krijues”.

Pas lajmërimit të tij, duket se ka ardhur momenti për rikthimin e filmit.

Saga e boksierit Robert "Rocky" Biboa e bëri Sylvester Stallone të njohur duke e kthyer në një ikonë të kinemasë botërore: filmi, i realizuar me pak para dhe me regji të John G. Avildsen, u bë një fenomen i arkëtimeve dhe fitoi tre Oscar. Stallone gjithashtu u fut në historinë e kinemasë duke qenë njeriu i tretë pas Charlie Chaplin dhe Orson ëelles, që mori një nominim për Oscar si skenarist dhe aktor për të njëjtin film. I realizuar në vetëm njëzet e tetë ditë me një buxhet prej 1.1 milion dollarë, filmi fitoi 225 milionë duke u pasuar nga filma të tjerë (Rocky II, Rocky III, Rocky IV, Rocky V dhe Rocky Balboa) dhe tre spin-off ( Creed - Born to Fight , Creed II dhe Creed III).

Në vitin 1998, Instituti Amerikan i Filmit e vendosi atë në vendin e 78 në renditjen e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjitha kohërave, ndërsa dhjetë vjet më vonë, në listën e përditësuar, u ngjit në vendin e 57. Në vitin 2006 u zgjodh për ruajtje në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Bibliotekës së Kongresit ndërsa në gusht 2015 revista Rolling Stone e vendosi në vendin e dytë në renditjen e filmave më të mirë sportivë në historinë e kinemasë./ZËRI

Poll

MOS HUMB