Qytetërim

Adele e vendosur për "pushimin e gjatë" nga muzika, refuzon oferta qindra miliona dollarëshe

Edhe pse partnerët e saj e kanë inkurajuar të vazhdojë me ofertën e majme prej qindra milionë dollarësh për të zgjatur turneun, këngëtarja 36-vjeçare nuk u tundua nga paratë.

M.M
Adele e vendosur për "pushimin e gjatë" nga muzika, refuzon
Adele

SHBA- Këngëtarja e njohur Adele ka vendosur të marrë një pushim të gjatë nga muzika dhe skena, duke prekur publikun e saj me një mesazh emocional gjatë një koncerti të fundit. Me lot në sy, Adele u shpreh: "Pas kësaj, nuk do t'ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t'ju mbaj në zemrën time për sa kohë do të jetë pauza."

Edhe pse partnerët e saj e kanë inkurajuar të vazhdojë me ofertën e majme prej qindra milionë dollarësh për të zgjatur turneun, këngëtarja 36-vjeçare nuk u tundua nga paratë. Adele refuzoi një ofertë prej 200 milionë dollarësh për të shtuar disa data të tjera në axhendën e saj të turneut.

Adele ka ende disa shfaqje të planifikuara në Las Vegas, por pas përfundimit të tyre, ajo nuk ka asnjë plan për të qëndruar gjatë në industrinë e muzikës. Vendimi i saj për një pauzë të gjatë duket përfundimtar, duke lënë fansat e saj të presin me padurim rikthimin e saj në një të ardhme të pasigurt./ ZËRI

Poll

MOS HUMB