
TIRANË- Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore. Pasditja do të sjellë vranësira në të gjithë zonën Lindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ku herë pas here do të shoqërohen me erë të fortë.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite, kryesisht në vendet malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet: 22 / 29 °C , në vendet e ulëta, 21 / 33 °C dhe në vendet malore, 14 / 28 °C./ZËRI