Qytetërim

Rita Ora me profesion të ri? Këngëtarja shihet duke shitur rroba

Edhe vetë, Ora ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, duke punuar në kasën e dyqanit të rrobave.

I.F
Rita Ora me profesion të ri? Këngëtarja shihet duke shitur rroba
Rita Ora

LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është kthyer në një temë diskutimi dhe batutash, pasi ajo surprizoi fansat e saj duke shitur në një dyqan veshjesh. Ajo është regjistruar duke iu shërbyer klentëve në dyqanin “Primark” në Londër.

Edhe vetë, Ora ka publikuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, duke punuar në kasën e dyqanit të rrobave. Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe optimiste, duke iu treguar klientëve se po i pëlqen t’iu shërbej atyre.

Në videon e postuar ajo shkruan se shkoi të punojë si shitëse një ditë për të festuar bashkëpunimin mes saj dhe markës së rrobave.

“Shkova në dyqanin e Primark’s Oxford Street për të befasuar klientët, pasi kjo ditë simbolizon ditëlindjen e parë të bashkëpunimit tonë. Jini në gatishmëri për bashkëpunime të tjera”, shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Rita Ora ka bashkëpunuar me “Primark” për një vit dhe deri më tani janë nxjerr në treg gjithsej katër koleksione nga ky bashkëpunim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB