Qytetërim

Atentati ndaj Elis Rroshkodolit, çfarë u zbulua në bazën e grupit në Tiranë, 4 autorët dyshohen vrasës me pagesë

3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit janë sekuestruar si provë nga policia

E.K
Atentati ndaj Elis Rroshkodolit, çfarë u zbulua në bazën e
Servisi ku u gjeten makinat

SHKODËR- Policia zbardhi atentatin e ndodhur ndaj Elis Rroshkodolit në zonën e Zdrales në Shkodër, ku u identifikuar dhe shpallën në kërkim 3 autorët, ndërsa vuri në pranga 26-vjeçarin Xhulio Malo. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Rroshkodolit, ndërsa Policia ka zbuluar dhe një bazë të grupit në Tiranë, ku mbaheshin makinat që përdoreshin në ngjarjet kriminale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta 4 persona kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Elis Rroshkodolit. Gjatë verifikimeve dhe kontrolleve për vrasjen e ndodhur në Shkodër, policia ka zbuluar edhe një garazh në Tiranë, që iu shërbente atyre, si bazë për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.

3 makina të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së Rroshkodolit janë sekuestruar si provë nga policia. 14 plumba depërtuan trupin e viktimës nga 18 që u shkrepen prej një distance të afërt nga pistoleta me silenciator, paraditen e së premtes së 30 gushtit.

Viktima Rroshkodoli nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Në vitin 2023, ai ishte autori i dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku ishte arratisur drejt Stambollit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB