Qytetërim

Evi Reçi dhe Kledi Hysa bëhen prindër për herë të parë!

Këngëtarja ka postuar një foto ku ka ndarë lajmin se ajo është bërë nëna e një djali, të cilin e ka quajtur Aster.

I.F
Evi Reçi dhe Kledi Hysa bëhen prindër për herë
Evi Reçi dhe Kledi Hysa

TIRANË- Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa kanë ndarë me fansat lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja ka postuar një foto ku ka ndarë lajmin se ajo është bërë nëna e një djali, të cilin e ka quajtur Aster.

“Mëngjesi i këtij shtatori erdhi kështu, me një mrekulli të vogël 13/09/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa”, ka shkruar Reçi në foton e postuar ku duket dora e saj, ajo e partnerit dhe e vogëlushit.

Evi Reçi dhe Kledi Hysa bëhen prindër për herë

Reçi dhe Hysa janë në një lidhje prej dy vitesh, të cilët u njohën pasi modeli doli nga shtëpia e Big Brother VIP. /ZËRI

Poll

MOS HUMB